Bosi i mafies Giovanni Brusca, i lirë pas 25 vitesh 

Bosi i mafies Giovanni Brusca, i lirë pas 25 vitesh 

Giovanni Brusca një bosi i mafies siciliane Cosa Nostra është liruar pas 25 vitesh burg. Ai besohet se ka kryer qindra vrasje. Ai konsiderohej si një dëshmitar i rëndësishëm. Populli Italian ndihet i indinjuar pas lirimit të tij.  

Giovani Brusca ishte ndër të tjera përgjegjës për vrasjen e gjyqtarit të famshëm Giovanni Falcone. 

Përveç kësaj ai besohet të jetë përgjegjës dhe për vrasjen e një djali 12 vjeçar, trupi i të cilit u tret në acid.  

Pas lirimit të tij ai do të vazhdojë të jetë nën mbikëqyrje dhe për katër vitet e ardhshme do të jetë në liri me kusht, siç shkruhej dhe në revistën „L’Espresso“. 

Bruska konsiderohej si një ndër njerëzit më të besuar të bosit të famshëm të mafias Salvatore Riina nga zona siciliane Corleone. Sipas mediave italiane, në vitin 1992 ai ka pranuar se ka marrë pjesë në atentatin me bombë ndaj gjyqtari të famshëm Falcone. Falcone kishte vite që angazhohej kundra mafies dhe respektohej në mbarë vendin. 

Disa politikanë italianë reaguan të indinjuar pasi dëgjuan lajmin. "Ky është një turp i papranueshëm", shkroi në Twitter kryeministrja e Romës Virginia Raggi.

Motra e Falcones tha për gazetën La Republica në lidhje me lirimin e Bruscës se nga ana njerëzore ky është një laj që shkakton dhimbje, por ashtu është ligji. Është një legjislaturë që vëllai i saj e donte dhe që duhej respektuar./Spiegel/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy