Gazetarja Suada Daci duke folur në emisionin “Stay Tuned” tha se portalet e kanë bërë dembele gazetarinë. Po ashtu ajo theksoi se nuk është gazetari të bësh lajme për artistët duke u bazuar te postimet e tyre në Instagram, ku ata tregojnë vetëm atë çfarë duan të tregojnë. Po ashtu ajo kritikoi spektaklet e ditëve të sotme, duke i konsideruar të shëmtuara dhe pa përmbajtje.
Portalet e kanë bërë më dembele gazetarinë. Nëse më përpara ti do shkojë dhe do ishe në kërkim të lajmit…Mbaj mend kur e kam nisur në 2008-ën, sa kisha mbaruar Bachelor-in për Gazetari, njëkohësisht kam studiuar edhe për Drejtësi, dhe kam nisur punë në ATA. Nuk ishte e kollajshme, të mendosh që e kam nisur nga politika. Unë kam mbuluar të majtën. Edi Rama asokohe ishte kryetar i opozitës. Atëherë më dukej se ishte më interesant, tani më duket sikur i ka rehatuar disa gjëra, është rehat. Mbaj mend që në 2009 slogani i PS ishte ‘Hap kutitë ose largohu!’. Kohë të bukura. Politikanët mendoj ndonjëherë se janë më komod se artistët, se këngëtarët, aktorët.
Artistët që kanë arritur një stad të karrierës, mirë është të japin një ose dy intervista në një vit apo dy vite. Artistët e kanë gjetur komunikimin me publikun përmes Instagramin, dhe pastaj bëhen lajme. Por kjo s’është gazetari sepse ai të ofron atë që ai do të japi, ndërkohë që ti do të zbulosh një shtatzëni, një ndarje, një krisje miqësie, një sherr, një debat, dhe këto gjëra s’mund t’i marrësh vesh përmes Instagramit, por nëse ke burime që ta konfidojnë. Por edhe pjesa kur artistët thonë s’na duhet media, jo, kanë nevojë edhe ata të rrëfehen të një gazetar i mirë”.
Spektaklet tani i kemi shumë të shëmtuara, s’i kemi fare me kontent, me përmbajtje. Pyetjet bëhen skandaloze, dhe nuk dua të përmend emra. Kur shikoj që marrim prime time-n njerëz që s’e meritojnë fare është për të vënë duart në kokë. Rudina Magjistarin e kam pasur shumë qejf.



