Përmbytjet/ Ballo: Çahen argjinaturat sepse ndërtojmë pa pasur matje dhe studime paraprake

Përmbytjet/ Ballo: Çahen argjinaturat sepse ndërtojmë pa pasur matje dhe studime paraprake

Në kuadër të hetimeve për përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestruar disa dokumentacioneve në bashkinë e Durrësit që lidhen me procedurat e tenderimit  për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Çarja e argjinaturës së lumit Erzen përmbyti kryesisht fshatrat Katund i Ri, Sukth dhe Fllakë ku përveç tokave bujqësore, nuk kurseu as banesat. Rreth 1 mijë banesa përllogariten të prekura nga përmbytjet, mbi 300 banorë u evakuuan dhe mbi 300 biznese u dëmtuan. Në një intervistë për MCN TV, inxhinieri Fitim Ballo tha se drejtësia duhet të gjejë përgjegjësin, pasi nuk është vetëm argjinatura e Erzenit ajo që u dëmtua. Ballo tha se gjithѯka nis nga mungesa e studimeve para projektimit të veprave të tilla. 

 

Lëvizje shumë me vend. Nuk ndodhi vetëm në Erzen. U çanë të gjtha argjinaturat e lumenjve. Duhet gjetur tamam çelësi nga se shkaktohen këto përmbytje. I kujt është faji?

 

Erzeni është lumë i rrëmbyeshëm. Ai ka pjerrësi të madhe. Prurja nga të dhënat që kemi është 1600 m3 në sek në Sallmone. Reshjet me 1% siguri janë 180 mm. Por këtu nuk ka matje, si ta përcaktojë projektuesi? Në bazë të këtyre bëhet ndërtimi. A ka studime për këtë argjinaturë? Ka topografi, hidrologji? 

 

Problemi më i madh është projektimi. Inxhinierët nuk bënin argjinatura dikur pa pasur të paktën 10 vjet përvojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy