
Ditët e ngrohta kanë filluar dhe akulloret rikthehen të preferuara për mjaft konsumatorë.

I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, këshilluesi i mjekësisë holistike Nikolla Ndoni deklaroi se akulloret e tregut të përpunuara nuk përmbajnë asnjë lëndë ushqyese të dobishme për trupin e njeriut, madje përbërësit e tyre mund të ndikojnë negativisht në shëndet në shumë nivele.
Akulloret e paketuara nuk janë ushqim, janë një përzierje përbërësish artificialë që trupi ynë nuk është i aftë t’i përpunojë. Nuk ka asnjë arsye që dikush të konsumojë diçka që nuk e ushqen, por e dëmton.
Qumështi i përdorur në akullore është shpesh i pasterizuar, i skremuar apo në formë pluhuri, larg cilësive ushqyese që ka qumështi natyral. Cilësia e qumështit varet nga mënyra e rritjes së kafshës dhe ushqimi që ajo konsumon.
Këshillues i mjekësisë holistike numëron ndikimet negative që ka në përberjen e tyre nje akullore e konzervuar.
Përveç qumështit, në akullore kemi edhe sheqerin, glukozën dhe galaktozën, që në vend të përthithen nga organizmi, dëmtojnë zorrët dhe sistemin tretës.
Poashtu serioze është edhe përdorimi aty i aromatizuesit dhe ngjyruesit artificialë që shtohen në akullore, të cilët prishin ekuilibrat hormonalë dhe ndikojnë në funksionimin e sistemit endokrin.
Aromatizuesit shkaktojnë çrregullime hormonale. Trupi nuk i njeh këta përbërës. Janë kimikate që akumulohen dhe përkeqësojnë gjendjen shëndetësore me kalimin e kohës.
Një tjetër problem i theksuar janë konservantët që shtohen për të rritur jetëgjatësinë e produktit në ngrirje.
Këto substanca, nuk janë aspak neutrale dhe mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor dhe imunitar. Akullorja që rri për muaj të tërë në frigorifer përmban konservantë që janë toksikë për organizmin.
Duhet të ndalojmë këtë helmim kolektiv që po ndodh përmes ushqimeve industriale. Mos e konsumoni, akullorja është helm për organizmin e njeriut.



