Ndihmoi kushërinjtë në sherrin me policët e burgut, arrestohen 3 persona në Krujë

Ndihmoi kushërinjtë në sherrin me policët e burgut, arrestohen 3 persona në Krujë

Tre persona, mes tyre dy kushërinj, janë arrestuar nga policia e Krujës pasi kanë kanosur efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Fillimisht përplasja ka nisur për shkak të detyrës mes dy kushërinjve, B.Sh., 25 vjeç dhe A. Sh 39 vjeç, të dy banues në fshatin Nikël, dhe policëve të burgjeve. 39-vjeçari i përfshirë në vendngjarje ka qenë më parë i dënuar me 15 vite burg për vjedhje me armë.

Për t’i shpëtuar arrestimit dy kushërinjtë janë ndihmuar nga E.Sh., 24 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Nikël, i cili i ka larguar nga vendngjarja. Gjithsesi arratia ka zgjatur pak pasi policia i ka vënë në pranga pas pak çastesh.

Nga verifikimet ka rezultuar se 24-vjeçari është i dënuar aktualisht për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë, nga ku është larguar për të ndihmuar kushërinjtë.

Këta persona tani do të përballen në gjykatë me akuzat "Kanosja për shkak të detyrës" kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy