Mes tre kompanive celulare Vodafone, Telekom Albania, dhe Albetelekom ka patur një marrëveshje të fshehtë për rritjen e tarifave celulare për periudhën janar-shkurt. TVT zbuloi se në dijeni të kësaj marrëveshje kanë qenë edhe operatorët e pikave të shërbimit të këtyre kompanive.
Kanë ndryshuar gjë tarifat?
Punonjësia e Alb Telekom: “Po kanë ndryshuar dje... Kanë ndryshuar të gjitha kompanitë dhe kanë bërë të njëjtat çmime pak a shumë. Ato i kanë patur ëm të shtrenjta, po tani do i kemi njëlloj.”
Tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30-ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushje nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11 shkurt 2020. Punonjëset e pikave celulare tregohen të gatshme të na shpjegojnë se çfarë përmban përmbajnë paketat e reja.
Punonjësja e Vodafone: “Këtë ofertën e merr nga 15 e merr 17. “Kombo” nga 12 është bërë 14, “Silveri” nga 15 është bërë 17. Njoftimet kanë dalë në mediat e shkruara, nuk vijnë me mesazhe në telefon të abonentit që kanë ndryshuar ofertat.”
Punonjësja e Telekom Albania: “E ka bërë 11 I ka kaluar 13. Një muaj para albtelekom nxjerr njoftimin një muaj para.
Punonjësja e Albtelekom: “Te faqja e Telekom i ke të gjitha tarifat e reja. Ky ka bërë ofertën 13 të vjetrën që tani është bërë 15+... Absolutisht nuk jemi këtu në mbrotje të familjes, jemi në mbrojtje të kompanisë.
Punonjësja e Telekom: “Te faqja e Telekombesoj i ke ekspozuara të gjitha ofertat e reja. Një zgjidhjeështë të bëjë këtë 10-shen dhe kur të mbarojë interneti të shtojë internet. 3 giga 5 mijë lekë ose 5 giga 6 mijë lekë
Ata që përballen me suprizat janë gjithmonë qytetarët, të cilët flasin jo vetëm për kosto të fshehura, por edhe shërbim me probleme.
“- Bëhet 1-mujore dhe mbaron për dy javë.
- 15 dhe nuk zgjat as dy javë interneti. Vodafone është goxha e kushtueshme dhe oferta nuk zgjat deri në fund. Nga 5 vajti 7 e kështu me radhë...
- Dje ishte skandal, ishin rritur...”
U desh zhurma në media që Autoriteti i Konkurrencës të kuptonte se tre kompanitë celulare Vodafone, Telekom Albania, dhe Albetelekom prej 10 ditësh kanë rritur në mënyrë të pajustifikuar dhe me një marrëveshje të fshehtë çmimet e paketave mujore me parapagesë pa informuar konsumatorët e tyre.
Të paktën kështu thuhet në njoftimin e këtij autoriteti ku tre operatorëve u kërkohet të ndërpresin menjëherë paketat e reja, të cilat u shoqëruan me rritje çmimi.
“Tre operatorët celularë njoftuan rritjen në grup me 200 lekë të paketave të telefonisë që ata ofronin për konsumatorët. Referuar sjelljes së Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, jemi përpara një rasti urgjence, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.”
Teksa thotë se u vu në lëvizje nga shqetësimet në masmedia dhe ankesat e konsumatorëve që i kishin mbërritur në datë 13 shkurt dhe vetë autoriteti pranon se për rritjen e tarifave është vënë në dijeni nga vetë operatorët që në momentin e hedhjes në treg të paketave të reja. Kështu, sipas shkresës Albtelekom e ka njoftuar Autoritetin në datë 20 janar 2020, Telekom Albania në 29 janar dhe 2 shkurt, ndërsa Vodafone Albania që në 7 janar. Autoriteti dyshon se kjo rritje është bazuar në një marrëveshje të fshehtë mes tre operatorëve që kufizon konkurrencën në treg.
TvT kërkoi informacion nga kompanitë telefonike se mbi ç’bazë u bënë këto rritje ofertash por deri më tani asnjë nga operatorët telefonik nuk ka pranuar të japë të dhëna. Autoriteti thotë se kompanitë duhet të pezullojnë paketat e rritura jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij. Kjo masë thuhet në njoftim është e përkohshme dhe do të jetë në fuqi për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore mbi tregun e telefonisë celulare.



