Alibeaj: Presidenti i ri të mos jetë “hermafrodit politik”! Deputetët “non grata” s’kanë të drejtë të votojnë!

Alibeaj: Presidenti i ri të mos jetë “hermafrodit politik”! Deputetët “non grata” s’kanë të drejtë të votojnë!

Kreu i grupit parlamentar i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi për mediat se Presidenti i ri duhet të jetë një profil politik, që të mos të ketë të bëjë me influencën e votave "non grata".

Alibeaj tha se kreu i shtetit duhet të jetë i të gjithëve, jo i palëve. Ai u shpreh se 4 deputetë të shpallur “non grata” nuk kanë të drejtë të votojnë për Presidentin e ri.

Duke pasur si synim që të kemi një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik dhe moral që ta marrim këtë përgjegjësi dhe ta çojmë përpara. Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimimin që ta zgjedhë e vetme. Sipas raporteve të ODIHR, DASH, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimimin. Ajo çfarë shqiptarët duan është një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. Janë 4 deputetë të mazhorancës etiketuar si non grata që s’kanë të drejtë morale dhe politike për të votuar. Nuk duhet të jetë një President i afektuar prej votës non grata. Është e rëndësishme që të zgjidhet një profil politik jo hermafrodit siç e kërkon Rama. Procesi të jetë serioz. Kjo mazhorancë duhet të bëjë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Duhet të jetë President i të gjithëve, jo i palëve. Konsultimi në grupin parlamentar është detyrim, jo vetëm politik. Në bazë të asaj që deputetët do kërkojnë, do procedohet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy