Mbështetja e liderit të Lëvizjes 5 Yjet për “jelekët e verdhë” trazon politikën në Francë dhe në Itali

Mbështetja e liderit të Lëvizjes 5 Yjet për “jelekët e verdhë” trazon politikën në Francë dhe në Itali

Reagimet për protestat e “jelekëve të verdhë” i kanë kaluar prej javësh kufijtë e Francës. Por një postim i liderit Lëvizjes 5 Yjet rrezikon të kthehet në përplasje diplomatike mes Francës dhe Italisë.

Postimi i Luigi di Maio-s në blogun e Lëvizjes 5 Yjet del në mbështetje të lëvizjes që prej javësh proteston në rrugët e Francës kundër presidentit Macron.

Në dukje një reagim i papritur, ai mund të jetë i menduar mirë në një kohë kur pritet të nisë fushata elektorale për zgjedhjet europiane, për të cilat Lëvizja 5 Yjet po përgatitet nën sloganin “Do të bëjmë revolucion në Europë”.

Kjo ka bërë që qeveria franceze të reagojë nëpërmjet ministres për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau.

“Franca nuk ka nevojë për leksionet e Italisë. Salvini e Di Maio të mësojnë si të bëjnë punët tamam në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ajo në Tuiter.

Ndërsa kryeministri francez, Edouard Philippe, në një dalje televizive nuk e përmendi Italinë, por foli për 80 mijë policë në rrugë të shtunën, si një masë që ka për qëllim të shmangë protestat e dhunshme.

“Ata që kërcënojnë institucionet, djegin dhe dhunojnë, nuk do të kenë mundësinë të thonë fjalën e fundit. Do të veprojmë njësoj si me huliganët në stadium”, tha ai.

“Jelekë të verdhë, mos u tërhiqni. Lëvizja 5 Yjet është e gatshme t’u japë mbështetjen për të cilën keni nevojë. Si ju, edhe ne i dënojmë me forcë ata që kanë ushtruar dhunë gjatë manifestimeve, por mund të vëmë në dispozicionin tuaj disa funksione të sistemit tonë operativ të demokracisë direkte, thirrjen për veprim për të organizuar eventeve të tilla apo sistemin e votës”, është postimi i Di Maios në blog.

Disa prej figurave të opozitës në Itali e shohin këtë si rrezik për marrëdhëniet mes Italisë dhe Francës.

Madje edhe aleati i Di Maios në qeverisje, Matteo Salvini, distancohet. “Mbështetje për qytetarët që protestojnë përballë një presidenti që qeveris kundër popullit të tij, por dënojmë në mënyrë të qartë deh absolute çdo episod dhune, që nuk i sjell të mirë askujt. Një gjë janë qytetarët që i thonë Macronit që sa më shpejt të shkojë në shtëpi, aq më mirë është. Një gjë tjetër është të protestosh kundër çmimit të lartë të benzinës e krejt tjetër të thyesh e shkatërrosh vitrina”, shkruan Salvini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy