Një 89-vjeçar me inicialet H. D është gjetur i mbytur sot në mëngjes në fshatin Barç të Korçës. I moshuari në fjalë është konstatuar brenda një pusi në zonë.
Sipas dëshmitarëve 89-vjeçari vuante nga skleroza dhe kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që për pasojë humbi jetën 89-vjeçari.



