Rikthimi i Tom Doshit: Mbështes Ramën, nuk kam ofertë tjetër

Rikthimi i Tom Doshit: Mbështes Ramën, nuk kam ofertë tjetër

Tom Doshi thotë se akuza për fshehjen e 23 milionë eurove ka për qëllim dëmtimin e figurës së tij gjatë fushatës. Doshi, i cili kandidon në Shkodër nën siglën e PSD-së, tha sot se hetimet ndaj tij përfundonin në pak ditë, por prokuroria priti deri në momentin e fundit për ta dërguar çështjen në gjykatë.

“Dihej që ishte tendencioze. Hetimi ka filluar në 2015, dhe pas pak ditësh mbaronte afati dhe hetimet do mbylleshin. Sot m’u komunikua akuza. Kjo bëhet për zgjedhjet. I bëj thirrje elektoratit të rrijë i qetë, unë do jem prap në parlament. Asigja s’më pengon, biles më rritet mbështetja më shumë.”

Por i pyetur nga gazetarët për bashkëpunimin që ka me parti të tjera, apo nëse ka një ofertë për të që do të ndikonte në hetime, Tom Doshi zbuloi se ka rregulluar marrëdhëniet me Edi Ramën.

“Mbështes kryeministrin Rama, s’kam ofertë tjetër” tha deputeti i Shkodrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy