
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Kavajë ku tre persona nga Tirana janë mbytur. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas shqiptarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



