
Këngëtari i njohur i muzikës pop, Jet, ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu në MCN”, ku foli për projektin e tij më të ri muzikor me titullin “Egoist”.
Jet thotë se kënga, e cila konkurron në edicionin e sivjetshëm të festivalit “Kënga Magjike”, është pritur shumë mirë nga publiku teksa ka ruajtur stilin e tij muzikor.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me Keidi Mustën dhe se nga fillimi kam dashur që ajo të ruajë identitetin tim artistik.
Që në nisje i thashë Keidit se doja të mbetesha brenda stilit tim, të jem unë, por edhe të eksperimentoj pak.
Më solli disa versione dhe zgjodhëm një që kishte pak ndikim nga stili francez. Jam shumë i kënaqur me rezultatin.
Këngëtari Jet shtoi se performanca në “Kënga Magjike” ka qenë një eksperiencë pozitive dhe se pritshmëritë janë të larta.
Kënga është pritur mjaft mirë dhe shpresoj që të ecë edhe më tej në garë.
Kur isha në juri në kategorinë ‘New Artist’, nëse e keni vënë re, shpesh prisja që të shtypej drita, që të veproja dhe unë.
U sigurova që talentet e rinj të merrnin mundësinë që meritojnë, ashtu siç më është dhënë edhe mua dikur.”
Me “Egoist”, vazhdoj të mbetem besnik stilit tim, duke sjellë një frymë të freskët në muzikën pop shqiptare.
Publiku dhe juria duket se kanë reaguar pozitivisht, dhe mbetet për t’u parë se deri ku do të arrijë kjo këngë në “Kënga Magjike”.



