Videoja e Safet Gjicit, Vangjeli: U bë për shantazh politik

Videoja e Safet Gjicit, Vangjeli: U bë për shantazh politik

Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se përgjimi që çoi në dorëheqje Safet Gjicin ka pas një histori shantazhi. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se shantazhi në fjalë ka karakter politik. “Ka shumë gjasa të jetë i saktë dhe autentik. Ndoshta më i gjatë se aq dhe me më shumë të vërteta brenda. Nisim me pyetjen: Kush e ka realizuar këtë? Më 7 ose 8 qershor, që rrëzon idenë që audio është realizuar nga organet ligjzbatuese. Logjika e kërkon që vajzë, në kushtet e mungesës së besimit te partneri, besohet se ka gjetur një mënyrë vetëmbrojtjeje. Kjo audio është bërë përpara se të botohej videoja. Audio është para se të dilte video. Pra, nuk ka rrjedhur nga dosja. Autorë të përgjimit nuk janë organet ligjzbatuese. Roli i zotit Gjici është tjetër. Çfarëdo të dalë, asgjë nuk e lehtëson pozitën e tij. Edhe Alma K. ishte mjet i pjesës së parë të shantazhit, i cili mund të ishte përfitim material i kësaj gjëje. Personazhet e tjera ishin pjesa tjetër e përfitimit. Ky shantazh nuk lahet e shlyhet me euro, por ishte politik. Opinionit me atë që pa nuk i hyn në punë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy