PD denoncon tjetër skandal te AKSHI: Kontratë 2.1 milionë euro me “Ovla Systems”, dyshime për lidhje kriminale

PD denoncon tjetër skandal te AKSHI: Kontratë 2.1 milionë euro me “Ovla Systems”, dyshime për lidhje kriminale

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke akuzuar institucionin për lidhje kontraktuale me subjekte të përfshira në afera të dyshimta.

 

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se AKSHI ka lidhur kontrata publike me kompani që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Sipas saj, shoqëria “Ovla Systems” sh.p.k. ka firmosur më 29 dhjetor 2022 kontratën nr. 45 me AKSHI-n, me objekt “Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim”, me një vlerë prej rreth 2.1 milionë eurosh nga fondet publike.

 

PD pretendon se një nga ish-pronarët e kësaj kompanie ka qenë Fabjon Hysa, i cili sipas opozitës është person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me autoritetet meksikane.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se aksionet e tij janë shitur për një vlerë simbolike prej 60 centësh, çka sipas PD-së ngre dyshime për fshehje të pronësisë reale të kompanisë.

 

Vangjeli theksoi se ndaj AKSHI-t ekziston tashmë një dosje e hapur në SPAK për disa vepra të rënda penale, përfshirë shkelje në tendera publikë, korrupsion, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

AKSHI, institucioni nën varësinë direkte të Edi Ramës, vijon të thellohet në skandale të rënda korruptive dhe kriminale, ndërsa ndaj tij tashmë ekziston një dosje e hapur në SPAK për një sërë veprash të rënda penale.

Hetimet përfshijnë akuzat për ‘Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës’, ‘Heqje të paligjshme të lirisë’, ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë’, ‘Grup të strukturuar kriminal’, ‘Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, si dhe ‘Pastrimin e produkteve të veprës penale’.

Por skandali nuk mbaron këtu.

Një tjetër problematikë e rëndë lidhet me kontratat publike të AKSHI-t me subjekte që kanë pasur pronarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shoqëria ‘Ovla Systems’ sh.p.k. është operatori ekonomik që më 29 dhjetor 2022 ka lidhur me AKSHI-n kontratën nr. 45 me objekt: ‘Ngritja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti) për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim’, kontratë për të cilën janë paguar rreth 2.1 milionë euro nga fondet publike.

Një vendim i KPP ndryshoi fituesin e procedurës së fundit (2026) për mirëmbajtjen e këtyre rregjistrave, i cili fillimisht u shpall bashkimi i operatorëve në përbërje të të cilit ishte ‘Ovla Systems’ sh.p.k.

Një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës.

Sipas të dhënave, ky person ka shitur aksionet e tij tek pronari aktual për vlerën qesharake prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.

Këto fakte rëndojnë më tej dyshimet për lidhjet e aferave të AKSHI-t me individë dhe struktura të përfshira në aktivitet kriminal ndërkombëtar.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të zgjerojë hetimet ndaj AKSHI-t dhe përgjegjësive politike të Edi Ramës, duke hetuar deri në fund çdo lidhje të mundshme me kartelin famëkeq të drogës ‘Sinaloa’, si dhe përdorimin e fondeve publike për interesa kriminale dhe korruptive.

Transparenca, zbardhja e plotë e aferave dhe vendosja para drejtësisë e çdo zyrtari të përfshirë përfshirë vetë Edi Ramën janë detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesit publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy