Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë gjatë vitit 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë gjatë vitit 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Europë gjatë vitit 2023 nga shërbimet e inteligjencës, në një kohë që lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas ka rritur kërcënimin e sulmeve të tilla.

Një shifër e tillë u bë e ditur të martën nga agjencia holandeze e inteligjencës AIVD, në raportin vjetor të saj.

Siç raporton Reuters, sulmet e parandaluara përfshinin një plan për të goditur me thikë njerëz në mënyrë rastësore si dhe sulm ndaj ndërtesave dhe ngjarjeve specifike ku kishte grumbullime.

Suedia e ngriti alarmin e ngjarjeve terroriste në nivelin e dytë më të lartë në muajin gusht, pasi djegiet e Kuranit dhe aktet e tjera në vend që synonin librin e shenjtë të Islamit zemëruan myslimanët dhe shkaktuan kërcënime nga xhihadistët.

Në tetor, dy tifozë suedezë të futbollit u qëlluan për vdekje në Bruksel, dyshohet nga një person i cili e identifikoi veten si anëtar i grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy