Meta, thirrje nga Lezha: Të ngrihemi kundër bandave të Rilindjes

Meta, thirrje nga Lezha: Të ngrihemi kundër bandave të Rilindjes

Ish-kryetari i LSI-së dhe president i zgjedhur, Ilir Meta, ka mbërritur në Lezhë, për të takuar nga afër aktivistin e partisë së tij, i cili u plagos sot nga persona të paidentifikuar para një qendre votimi.

Edhe pse një ditë në të cilë thirrjet e karakterit politik shmangen, Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj PS-së dhe ka bërë thirrje që “shqiptarët të ngrihen kundër bandave të Rilindjes”.

“Kam ardhur të mbroj votën e lezhjanëve. Të ngrihen të gjithë për t’i dërrmuar bandat e Rilindjes”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur akuzoi PS-në se po përpiqet të frikësojë votuesit, pasi sipas tij nuk merr më shumë se 45 mandate në të gjithë vendin.   

“Duke qenë se nuk i dalin më shumë se 45 mandate, përpiqen të intimidojnë votuesit. Kam ardhur në Lezhë dhe u kam dhënë fjalën qytetarëve se do t’i mbroj nga bandat e Rilindjes dhe Haki drogës”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy