“Kundër green pass”/ Mijëra në protestë në sheshet e Europës

“Kundër green pass”/ Mijëra në protestë në sheshet e Europës

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në rrugët e Francës të shtunën pasdite kundër pasaportës së vaksinimit dhe vetë vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara. Kjo është fundjava e dytë radhazi që mbledh mijëra njerëz në sheshe kundër vendimit të qeverisë për ta bërë të detyrueshme nje leje shëndetësore për të hyrë në restorante, bare dhe institucione të tjera kulturore.

Gjatë protestave, të cilat nuk ishin të kufizuara vetëm në Paris, pati edhe përplasje me policinë.  

Leja vërteton që mbajtësi i tij është vaksinuar plotësisht, është testuar dhe ka dalë negativ gjatë 24 orëve të mëparshme ose është rikuperuar nga COVID gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.

Masa e re u njoftua javën e kaluar nga Presidenti Emmanuel Macron në një përpjekje për të rritur vaksinimet, ndërsa vendi lufton me një numër në rritje të rasteve të reja.

Ndërkohë edhe në Londër, qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit, duke demonstruar kundër planeve të pasaportave të vaksinave atje.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Itali. Tremijë njerëz protestuan në Romë, pesëmijë në Torino dhe qindra të tjerë në qytetet më të vogla. Protestuesit e organizuar përmes rrjetit Telegram kanë dalë në shesh kundër asaj që e quajnë diktaturë, duke e krahasuar me nazizmin. Foto të kryeministrit Mario Draghi me mustaqet e Hitlerit u panë në protestën e Milanos dhe Torinos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy