
Më shumë se 4 mijë udhëtime u anuluan në mbarë botën për shkak të Covid duke bërë që në aeroporte të kishte kaos.
Më shumë se gjysma e fluturimeve të anuluara ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga aeroportet me fluksin më të madh, Chicago O’Hare, u bllokua nga stuhia në ditën e parë të Vitit të Ri dhe nga mungesa e stafit për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.
Nga situata e krijuar, mijëra udhëtarë pushtuan aeroportin ndërkombëtar të Denver, në tentativë për t’u rikthyer në vendet e tyre pas pushimeve. “Njerëzit janë të frustruar”, ka thënë një udhëtar.



