Hajdari çon në prokurori deputetin Lita: I ka bërë presion deputetes Dhimitri për të firmosur shkresën

Hajdari çon në prokurori deputetin Lita: I ka bërë presion deputetes Dhimitri për të firmosur shkresën

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Kryetari i ri i grupit të Demokratëve, Korab Lita, ku u shpreh se Hajdari ka qenë e pranishme në mbledhjen e demokratëve dhe ka dhënë dorëheqjen në mënyrë verbale.

Hajdari ka publikuar shkresën e firmosur nga Fatjona Dhimtri, të cilës sipas deputetes i është ushtruar presion nga Korab Lita dhe “gangsterat e tij”.

Hajdari paralajmëron në 'Facebook' se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i dërgohen Prokurorisë për shqyrtim.

'Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë'.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, shkruan Hajdari në Facebook.

Dje edhe deputeti Valter Haliti tërhoqi firmën duke paraqitur si argument në letrën dërguar Ruçit faktin se një vendim për zëvendësimin e Rudina Hajdarit nuk është marrë dhe nëse ky vendim do të zbatohet ai dhe pjesëtarë të tjerë do të largohen nga grupi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy