Masa për Veliajn, Trenova: S’ka ndonjë rrethanë që të ndryshoj vendimi, mendoj se do mbetet në fuqi 'arresti me burg' (VIDEO)

Masa për Veliajn, Trenova: S’ka ndonjë rrethanë që të ndryshoj vendimi, mendoj se do mbetet në fuqi 'arresti me burg' (VIDEO)

Për të folur për mesazhet e publikuara mes Bushkës dh eish kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami si dhe për urdhërimin e përgjimit të gjyqtarëve tëe kushteturses nga SPAK, kam në studio

Ish prokurori i krimeve të rënda, Gentjan Trenova i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV  ka folur lidhur me mesazhet ku kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka interesohej te kryetarja e kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami për listën e gjyqtarëve në apelin e Gjykatës së Posaçme ku do të ankimohej çështja e inceneratorit të Tiranës.

Ai shprehet se kjo tregon një provë që politika ndërhyn shumë në punën e gjyqësorit, teksa thekson se në KLGJ e KLP janë zgjedhur anëtarë nga rrethi shoqëror i politikës.

Sipas tij ata vendosen aty për ti shërbyer në radhë të parë vetes së tyre duke bërë favore që dhe kur të mbarojnë mandatin të kenë një derë hapur për një punë më të mirë.

Është e qartë që politika është një provë që ndërhyn shumë në punën e gjyqësorit dhe hetimin që bënë SPAK në veçanti. Janë fenomene që përfliten lartë e poshtë në media, por kjo është një provë e vogël që tregon se ndërhyrja e politikës në sistemin gjyqësor është evidente dhe e dukshme për shkak të intimidimit që ka pushteti vendor. Në këtë rast shfrytëzohen lidhjet miqësore që kanë personat dhe për të ndërhynë në vendimmarrjet e sistemit gjyqësor.

Është e qartë që pjesa që vjen jo nga sistemi gjyqësor ka dyshime të forta që këta persona ruajnë kontaktet me politikën dhe ata janë prurje nga politika dhe dërgohen atje nga parlamenti dhe në shumë raste ata nuk shkojnë për një mision për ti shërbyer sistemit gjyqësor, ata i shërbejnë vetes së tyre duke bërë favore që dhe kur të mbarojnë mandatin të kenë një derë hapur për një punë më të mirë.

Në shumë raste këto pozicione sidomos në KLGJ, KLP ku pjesa më e madhe nuk janë gjyqtar futen atje si qoka politike, dhe investojnë, lobojnë që njerëzit e tyre të bëhen anëtarë në gjykatën kushtetuese që ndikojnë pastaj dhe te vendimmarrjet.

Më tej ai shtoi se në vetvete vetëm fotoja Bushka-Llagami nuk është se përbën problem sepse dhe anëtarët e sistemit gjyqësor kanë njohjet e tyre shoqërore dhe mund të takohen jashtë pune, por duke parë kontekstin e hetimit që ka pasur në rastin e hetimit të Bushkës të lë të mendosh se ka lidhje për ndërhyrje në vendimmarrje.

Llagami e ka mbaruar mandatin e saj, por fotoja duket që është e hershme kur ka qenë kryetare e KLGJ dhe ajo ka pasur mundësi për të ndërhyrë në vendimmarrje ku politika ka pasur interesat e saj. Kjo teoria që do krijojmë sistem gjyqësor të pavarur është një mashtrim publik sepse atje janë zgjedhur anëtarë nga shoqëria e politikanëve dhe ministrave, kanë pushtet në këtë vend dhe ky është një cenim i rëndë që i bëhet sistemit gjyqësor.

Sigurisht që nga vendimi i masës së Veliajt kanë dalë dhe disa aspekte të veçantë për lëvizje të tyre që kanë penguar punën normale të SPAK gjatë hetimit si fshehja e provave, manipulimi i tyre, intimidimi i dëshmitarëve. Kjo është e palejueshme dhe thyerje e rëndë e etikës sepse këto janë në kushtet e një vepre penale.

I pyetur se si e sheh nesër vendimi për masën e Veliajt, Trenova tha se kryebashkiaku duhet të shohë përtej prokurorisë për këtë sulm që mori.

Masa e sigurimit, sigurisht gjykata e apelit me sa kuptoj deri tani s’ka ndonjë rrethanë të rëndësishme që të ndryshoj vendimin, masën e sigurisë, mendoj se do mbete në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

Deri tani Veliaj s’ka paraqitur shkaqe thelbësore për të ndryshuar masën e sigurisë, prandaj mendoj më shumë që Veliaj duhet të shohë përtej prokurorisë për këtë sulm që mori. E shoh si luftë të brendshme brenda partisë socialiste. Intensiteti i hetimeve për Veliajn ka qenë shumë i vrullshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy