Milani i ka vendosur ultimatum portierit të skuadrës së tyre, Giannluigi Donnarummës për të rinovuar e kontratën. Sipas mediave italiane në rast se Donnarumma nuk firmos portieri mund të ndëshkohet dhe të lihet në tribunë për një vit si masë ndëshkimore.



