Kamberi: Kosova të insistojë që Lugina e Preshevës të jetë temë në bisedime

Kamberi: Kosova të insistojë që Lugina e Preshevës të jetë temë në bisedime

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shuaip Kamberi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Vuçiç mbetet favorit për fitoren e zgjedhjeve në Serbi, pasi opozita nuk është e bashkuar.

Ka pasur një pakënaqësi në rritje që në mbarë Serbinë ekziston ndaj Aleksandër Vuçiç. Partia e tij kontrollon gjithçka. Pavarësisht se merr pjesë opozita, nuk është e bashkuar. Mendoj që Vuçiç do të fitojë shumicën në Parlament dhe postin e presidentin”.

Kamberi tha se marrëveshjet Shqipëri-Serbi nuk kanë ndikuar pozitivisht te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kosova duhet të insistojë që Lugina e Preshevës të jetë një temë në bisedime. Edhe marrëveshjet Shqipëri-Serbi janë në kuadër të një bashkëpunimi që duhet ndërtuar në rajon, por akoma s’po ndikojnë pozitivisht në Luginën e Preshevës”.

Po ashtu deputeti shqiptar vuri në dukje se marrëveshjet e nënshkruara me qeveritë në Beograd s’janë respektuar.

Kemi tre marrëveshje të nënshkruara me qeveritë në Beograd që s’janë respektuar. Duke e paraqitur luginën e Preshevës si jo stabile ai largon investitorët e huaj. Politika është diskriminuese dhe po e vështirëson jetën e shqiptarëve”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy