
Forcat Ajrore izraelite (IDF) thanë se forcat e saj goditën një vend lëshimi raketash në Tayr Harfa, në Libanin jugor, pak pasi u përdor në një sulm në zonën veriore të Shomerës mbrëmë.
IDF shtoi se goditi gjithashtu një ndërtesë ku ishin mbledhur milicët e Hezbollahut.
“Gjatë natës, avionët luftarakë të IAF kryen një valë sulmesh në pikat strategjike të Hezbollahut në Libanin jugor, pas sulmeve të përsëritura të grupit terrorist në veri të Izraelit”, tha ushtria. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se asnjë nga objektet e saj nuk ishte goditur.



