Psikologia Jonida Haxhiu tha në MCN Informacion se incesti është një akt i rëndë që tregon probleme psikologjike dhe shpesh ndodh nga persona të afërt që kanë besimin e familjes. Ajo theksoi se raste të tilla shpesh fshihen dhe nuk raportohen.
“Individ që kryen incest duhet parë që ka një shkallë problemesh dhe pse ajo nuk njihet si diagnozë incesti kur ky person kryen akte të tilla me fëmijën është monstruoze dhe dëshmon për një person që ka probleme psikologjike.
Në fakt studimet tregojnë që shumica e rasteve të abuzimeve seksuale ndodhin në rrethin e besimit. Pra fëmijët abuzohen seksualisht nga persona që prindi apo kujdestari I konsideron njeri të afërt.
Është shumë e rëndësishme mënyra sesi kujdesemi dhe ofrojmë atë kujdes. Në rastin e incestit do të thoja që ka një aspekt tjetër dhe në shumë raste fshihet dhe nuk raportohet ligjërisht.”



