Credins Bank shpall tri skulpturat fituese të konkursit “Credins - një bankë për artin”

Credins Bank shpall tri skulpturat fituese të konkursit “Credins - një bankë për artin”

Credins Bank ka shpallur tri skulpturat më të mira në konkursin me temë “Credins një bankë për Artin - Një skulpturë më shumë për Tiranën” dhe në fazën e dytë do të përgjidhet nga këto tri vepra skulptura më e mirë.  

Në këtë konkurs u paraqitën 34 vepra nga data 25 nëntor dhe qëndruan në ambientet e bankës për një muaj.

Juria e përbërë nga artistë dhe drejtues të bankës pas pëzgjedhjes së tri veprave më të mira, në fazën e dytë do të përzgjedhë veprën më të mirë për ta instaluar në hyrje të degës qendrore të Bankës, duke i shtuar edhe qytetit të Tiranës një vepër arti më shumë.

Juria e konkursit "Një bankë për artin – një skulpturë më shumë për Tiranën", bëri përzgjedhjen e tri veprave që do të vazhdojnë  në fazën e dytë të konkursit deri në përzgjedhjen e veprës finale që do të instalohet në pranverë të vitit 2017 në hapësirën në hyrje të selisë qendrore të "Credins Bank" në rrugën Vaso Pasha, Nr 8.

Artistët e përzgjedhur janë: Heldi Pema  me veprën “Valltarët”, Butrint Morina me veprën “Rruga drejt Suksesit, “Kreshnik Xhiku me veprën “Monedha”. Juria e konkursit dhe "Credins Bank" falenderojnë të gjithë pjesmarrësit në konkurs.

Veprat e prezantuara na befasuan me larminë e koncepteve, origjinalitetin dhe vizionin që na përcollën. Të 34 punët e paraqitura nga krijues brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishin frymëzuese dhe e bënë të vështirë zgjedhjen finale të jurisë.

Bashkëpunimi ynë me artistët dhe krijuesit është një projekt afatgjatë, pjesë e vizionit për të qenë banka inovative, lider në treg, banka e parë shqiptare që mbështet zhvillimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare, në shërbim të të gjitha komuniteteve, përfshirë  edhe ato artistike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy