Nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Kosovës nënshkruajnë sot kalendarin e përbashkët kulturor mes dy vendeve.

Kalendari kulturor është rezultat i “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, e cila u nënshkrua në Prizren më 11 janar 2014. Në këtë kalendar përcaktohet organizimi i ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, si dhe konferenca të përbashkëta, shkëmbime përvojash dhe aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturore.

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë nënshkruhet në orën 11:40 në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, salla “Tefta Tashko”, nga ministrja Elva Margariti dhe ministri i Kulturës për Kosovën, Kujtim Gashi.

Në vijim, të dy ministrat do të dalin në një komunikim për mediat për të prezantuar aktivitetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy