Scholz: Vendet perëndimore duhet të pranojnë më shumë refugjatë

Scholz: Vendet perëndimore duhet të pranojnë më shumë refugjatë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje vendeve të tjera perëndimore më larg Ukrainës që të pranojnë më shumë refugjatë. Këtë apel Scholz e bëri  gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Boris Johnson.

Duke folur në Downing Street të premten, Scholz e përshkroi zhvendosjen e miliona njerëzve nga Ukraina si një nga pasojat e tmerrshme të kësaj lufte të tmerrshme.

Shumë vende në Evropë kanë pritur refugjatë, veçanërisht ata përgjatë kufijve të Ukrainës, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe ne u jemi shumë mirënjohës këtyre vendeve. Pjesa më e madhe e refugjatëve ka arritur në Poloni. Ne kemi më shumë se 300,000 refugjatë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të ishim të lumtur dhe mirënjohës nëse shumë vende do të merrnin pjesë praktikisht në pritjen e refugjatëve, sepse kjo do të jetë një detyrë dhe një sfidë e madhe përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy