
Pa u mbushur 72 orë nga lirimi i katër të arrestuarve për skandalin e pagave, qeveria shqiptare jep garanci se të dhënat e qytetarëve do të jenë më pak të ekspozuara nga sulmet kibernetike apo rrjedhja e brendshme e informacionit. Kryeministri Rama bëri publike arritjen e një marrëveshje me me kompaninë amerikane Jones International, por pa dhënë detaje për termat dhe kushtet e kontratës.



