
Engjëll Musai në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar sot lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit për të cilat deklaroi se këto zgjedhje nuk janë për partitë, por për popullin shqiptar.
Sipas tij në rend të ditës duhet të vendosen interesat e qytetarëve, dhe jo ato të atyrev 6 individëve për të cilët sot votohet.
Do mendoja se kemi të bëjmë me dy momente me procesin zgjedhor sa korrekt jemi ne shqiptarët dhe ky është njëlloj testi, për të parë çfarë problematikash ka pasur dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me ndarjen e dy grupimeve brenda opozitës, Basha dhe pjesa tjetër Berisha që sot quhet shtëpia e lirisë dhe ky është një test i veçantë se sa të vërteta ishin dy konventat e PD. Në dark vonë do shohim se kush ka pasur të drejtë.
Do shohim sa vlerë ka për opozitën dhe opozitarizmin shqiptar. Opozita është një dhuratë e çmuar për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe kudo në botë. Këto zgjedhje sot nuk i shoh kush kandidat do fitoj nuk janë për parti dhe kandidatë, sot voton populli shqiptar se sa të ndërgjegjshëm dhe sa vizionar jemi ne. Është e pafalshme që ne vazhdojmë duke votuar në grupe, për një thes miell apo para, prandaj sot votimi nuk bëhet për ata 6 individë janë votime për të gjithë shqiptarët.



