Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë/ Një i vdekur dhe tre të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë/ Një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Lezhë, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagosur tre të tjerë. 

Një kamion është përplasur me një automjet dhe më pas me një makinë tjetër. 

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, që po heton për zbardhjen e rrethanave.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet:

"Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy