Prokurori i Vlorës del para KPK-së/  Alfred Sali nuk justifikon pasurinë, pretendon se ka fituar 79 mijë euro me baste sportive

Prokurori i Vlorës del para KPK-së/ Alfred Sali nuk justifikon pasurinë, pretendon se ka fituar 79 mijë euro me baste sportive

Këtë të Mërkurë ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alfred Sali, me funksion prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë.

 Sipas KPK ka rezultuar se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi.

 Rezulton se Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendon se ka fituar në bastet sportive online bet 355 me seli në Gilbraltar shumën prej 79 275 euro.

Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaron se ia ka dhënë hua babait të tij në vlerën e 56 mijë eurove. Sipas KPK, edhe pse prokurori ka patur likuiditet, ka marrë kredi në mënyrë që nuk është arsyetuar qartë.  Shuma e parave e fituar në lojërat e fatit, duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.

 Në përfudim rezulton se mos deklarimi i shumës prej 56 mijë euro, marrja e një kredie bankare dhe ekzistenca e një tjetër kredie edhe pas fitimit të llotarisë, vazhdonte të paguhej me një kredi tjetër, ngrejnë dyshimin se shuma e parave të fituara në lojë fati duket se ka krijuar një deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka patur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cënuar figurën dhe integritetin e prokurorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy