Një person i dënuar më parë për anëtarësim në grupin e Shtetit Islamik ISIS, është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se po planifikonte kryerjen e një vrasje, thanë prokurorët të mërkurën.
29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u ndalua të martën në banesën e tij në qytetin perëndimor të Duisburgut.
Prokurorët në Duseldorf thanë se kishte indikacione se i dyshuari “mund të ketë qenë në kontakt me një person rezident jashtë vendit, të përfshirë në krime”.
Hetuesit dyshojnë se i ndaluari mund të ketë synuar të sulmojë një demonstratë pro-izraelite, duke përdorur një kamion.
Prokurorët thanë se gjykata shtetërore e Duseldorfit në vitin 2017 i dha të ndaluarit, një dënim pesë vjeçar sipas ligjit për të miturit për anëtarësim në ISIS dhe vepra të tjera, të cilin e kreu.



