“Bilardo”/ Harxhi: Në klubet e natës duhet të ketë distributorë për mjetet mbrojtëse

“Bilardo”/ Harxhi: Në klubet e natës duhet të ketë distributorë për mjetet mbrojtëse

Duhet të ndryshojë dhe modeli i shitjes së prezervativëve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kështu tha mjeku Arjan Harxhi në studion e emisionit “Bilardo në MCN” të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Sipas Harxhit, në klubet e natës, siç ka distributorë për cigaret, duhet të ketë dhe distributorë për kondomët.

Nuk duhet të kishte skrupuj të tillë që në 2024të kesh zor dhe të blesh një prezervativ që është një gjë e zakonshme. Duhet të ndryshojë dhe modeli i shitjes së prezervativëve. Ka mënyra të ndryshme. Këtu quhen në termin “Social Marketing” për sende të tilla siç janë kontraceptivët, prezervativët. Ka ekzistuar dhe në Shqipëri kjo përqasje. Ka dhe shoqata që e bëjnë, por këtë gjë duhet ta mbështesin institucionet. Marketim social. Në klubet e natës, siç ka distributorë për cigaret, duhet të ketë dhe distributorë për kondomët. Këtë e kam vënë re jashtë. Ky është një aspekt i asaj që quhet ‘social marketing” që për prezervativët që në ambiente të tilla ku presupuzohet se mund të ketë dinamika të njohjeve që mund të përfundojnë në një marrëdhënie seksuale të ofrohet ky lloj komoditeti që është prezervativi dhe kjo gjë do duhet të ishte jo vetëm në farmaci, por edhe diku tjetër.

Akoma në Shqipëri, ka skrupuj, por nga ana tjetër ka dhe mungesë informacioni.

Do duhet të kishim të dhëna se ku po shoqëria shqiptare në drejtim të kulturës seksuale, edukatës seksuale, të risqeve, kush janë trendet? Kjo jo thjeshtë për kuriozitet, por për të ndërtuar strategji sepse flasim për atë që quhet shëndet seksual. Ne duam që popullata të gëzojë një shëndet seksual.

Trendi në këtë vend, në lidhje me atë që quhet shëndeti seksual apo shëndeti social është i tillë në rritje, që treguesit janë që individi de shoqëria përballen me risqe të lidhura me këtë lloj aspekti të shëndetit. Këto risqe sa vijnë dhe shtohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy