Rebel Wilson njofton lindjen e fëmijës së saj të parë

Rebel Wilson njofton lindjen e fëmijës së saj të parë

Aktorja Rebel Wilson është bërë nënë. Ylli i "Pitch Perfect" njoftoi të hënën lindjen e vajzës Royce Lillian, e cila "lindi javën e kaluar nëpërmjet një gruaje surrogate".

“Nuk mund ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!” shkroi Wilson. 

“Unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë, (ju e dini se kush jeni), këto kanë qenë vite në zhvillim… por veçanërisht doja të falënderoja surrogaten time të mrekullueshëm që e mbajti atë dhe e lindi me kaq kujdes.”

Duke e quajtur lindjen e fëmijës së saj "dhurata më e mirë", aktorja shkroi gjithashtu se "është gati t'i dhurojë Roycie-t të gjithë dashurinë që mund të imagjinohet".

Në qershor, Wilson doli publikisht me faktin se ishte në një lidhje me stilisten Ramona Agruma.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy