
“Komiteti i Kontrollit” ka lindur zyrtarisht, i thirrur për të gjykuar vendimet në Facebook dhe Instagram për fshirjen e përmbajtjes dhe profileve të përdoruesve. Komiteti do të ketë njëzet anëtarë që do të fillojnë të operojnë nga fundi i vitit në "transparencë të plotë dhe autonomi" nga rrjeti social. Njoftimi gjatë një telefonatë-konferencë në të cilën mori pjesë edhe ANSA. "Madhësia e platformës sonë nënkupton përgjegjësi të mëdha. Ky është një ndryshim thelbësor, ne do t'i zbatojmë vendimet e Komitetit", thotë Nick Clegg, nënkryetar i Facebook-ut.
20 anëtarët janë zgjedhur nga profesionistë dhe gjatë një konsultimi publik, dhe në vijim do të bëhen 40. Ata flasin mbi 29 gjuhë dhe përfaqësojnë kontekste dhe këndvështrime të ndryshme profesionale, kulturore, politike dhe fetare.
"Rastet me të cilat do të zgjedhim të merremi mund të jenë të diskutueshme dhe vendimet tona nuk do t'i kënaqin të gjithë. Ne presim mijëra raporte, ne do t'i japim përparësi rasteve që mund të prekin potencialisht përdorues të shumtë", shpjegon Komiteti.



