BKH aksion në Elbasan/ Bregu: Ka pasur denoncime nga opozita për mbështetje të një kandidature të PS-së (VIDEO)

BKH aksion në Elbasan/ Bregu: Ka pasur denoncime nga opozita për mbështetje të një kandidature të PS-së (VIDEO)

Dita e sotme solli një aksion të gjerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në qytetin e Elbasanit, ku agjentë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) qëndruan në gatishmëri të plotë për të monitoruar çdo cenim të mundshëm të procesit zgjedhor, si dhe lëvizjet e kandidatëve për deputetë.

Drupal Ad

Gazetari Sokol Bregu, gjatë një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, theksoi se aksioni i BKH duket të jetë i lidhur me denoncimet nga opozita, sipas të cilave po ushtrohet mbështetje për një kandidaturë grua të Partisë Socialiste në Elbasan.

Bregu tha se kjo ka qenë një çështje e ngritur nga opozita, por nuk është e qartë nëse denoncimi ka ardhur direkt nga liderët e opozitës ose nga mediat, dhe nuk është konfirmuar publikisht nga SPAK.

Është e qartë që ka disa denoncime nga opozita se po mbështetë një nga zonjat e PS-së në Elbasan për të cilën ushtrohet, mbetet për tu verifikuar, po nuk e di nëse ky sinjal i bërë nga lideri i opozitës ose nga mediat është kthyer në një formë kallëzimi në platformë e SPAK, këtë nuk e di, sepse nuk është bërë publike.

SPAK nuk ka lajmëruar deri tani se ka një denoncim për Elbasanin për një mbështetje të një kandidateje atje.

Kjo është një periudhë zgjedhore ku ndodhin përplasje jo vetëm mes partive, por edhe brenda partive për zgjedhjen e kandidatëve, duke qenë se lista e kandidatëve është e hapur në disa qarqe.

Elbasani ka pasur tensione të mëdha, por këtë herë nuk ka një luftë vetëm PD-PS, por edhe një luftë brenda grupeve politike për të marrë preferencën e kandidatëve. 

Sipas tij, mënyra se si SPAK po vepron është një tjetër problem, pasi nuk është i përshtatshëm që operacionet e tilla të bëhen me një pompozitet të tillë.

Nuk jam pro këtyre hyrjeve me pompozitet në qytet, sepse prokurori duhet të jetë i fshehtë dhe jo të sinjalizojë që unë po vijë. Po që ushtron këtë lloj forme që SPAK është aty dhe se nuk do te tolerojë asnjë incident apo çdo kallëzim do ta marrë seriozisht.

Prokuroria duhet të jetë e fokusuar te mazhoranca më shumë sesa te opozita sepse gjithmonë akuzat vinë nga opozita për mazhorancën. Frika më e madhe është se mazhornca do të ndikojë te qytetarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy