Shpërndau para në fushatë, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kandidatin për deputet të LSI

Shpërndau para në fushatë, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kandidatin për deputet të LSI

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dënon me 1 vit burg ish-kandidatin për deputet të LSI, Etjon Joka.

Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, ku organi i akuzës kërkoi 1 vit burg për ish-kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Joka u shpall fajtor pasi dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votës.

Gjithashtu me një vit burg u dënua edhe Elis Babo, i akuzuar se premtonte punësim në këmbim të votave.

Hetimi ndaj tyre nisi pas publikimit të një video ku Joka, shihej duke premtuar para për ata që votonin për LSI në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy