Bayern Munchen fiton Champions League për herë të 6-të në histori (VIDEO)

Bayern Munchen fiton Champions League për herë të 6-të në histori (VIDEO)

Bajern Mynih kampion i Champions League për herë të 6-të.

Skuadra gjermane ka mposhtur me rezultatin 1-0, PSG-në në finalen e madhe në Lisbonë, falë golit të futbollistit nga Parisi, Koman, i cili në minutën e 59-të, tundi rrjetën, me një gol mjaft të bukur me kokë.

Pavarësisht përpjekjeve dhe yjeve në fushë, skuadra e Tuhel, nuk arriti të ngrinte për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në Europë për klube, duke u larguar me kokën poshtë nga Portugalia.

20:01h Finalja e Champions League, detajet dhe formacionet zyrtare

Në orën 21:00 bota e futbollit do të ndalet në Estadio Da Luz, pasi do të luhet finalja e Champions League, e një sezonin aspak të pazakontë, por i vlefshëm sa të tjerët.

Përballë do të jenë Bayern Mynchen, një ekip me mjaft traditë në Champions League dhe Paris SG, francezët e financuar nga sheikët që vetëm për dy lojtarë, Neymar dhe Mbappe, kanë paguar plot 400 milionë euro.

Për Bayner-in në rast fitoreje ky do të ishte Champions-i i 6 në histori, duke barazuar Liverpool-in, ndërsa për Paris SG hera e parë. Për më shumë kjo është e para finale që ekipi francez luan, ndërsa historia nuk është në favor të tyre pasi 6 skudrat debutuese në finale gjithmonë kanë humbur.

Ndërkohë dy trajnerët gjermanë kanë publikuar formacionet zyrtare, me Tuchel që ka lënë në stol sulmuesin Mauro Icardi, ndërsa Bayern Mynchen nuk ka preferuar as Perisic dhe as Philippe Coutinho.

PSG: Navas, Thiago Silva, Kimpembe, Kehre, Markuinjos, Bernat, Herera, Paredes, Mbape, Nejmar, Di Maria.

BAJERN MYNIH: Nojer, Boateng, Alaba, Dejvis, Kimish, Alkantara, Gorecka, Gnabri, Koman, Myler, Levandovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy