BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Zëdhënësi i BE Peter Stano, deklaroi se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

 "Na vjen mirë që dialogu po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por le të shkojmë hap pas hapi. Dialogu është i bazuar në Bruksel dhe kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, pas arritjes së pajtueshmërisë mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, ku ata u pajtuan edhe për Marrëveshjen, edhe për aneksin e implementimit. Tash fokusi është në implementim", ka thënë ai.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Në fokus të takimit do të jetë në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, që u arrit më 18 mars në Ohër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy