Makina e parë llogaritëse del në ankand

Makina e parë llogaritëse del në ankand

Makina e parë llogaritëse me bateri, eprodhuar nga Texas Instruments, del në ankand, për një çmim prej 50 000 dollarë. Objekti ka një histori të gjatë që buron nga vullneti i Presidentit të kompanisë teknologjike, Patrick Haggerty, për të kryer projektin që iu besua inxhinierit elektrik amerikan Jerry Merryman, i cili vdiq në shkurt 2019. Të dy, me këtë pajisje, kanë revolucionarizuar mësimin dhe studimin e matematikës. Tashmë makinat llogaritëse janë pjesë integrale e smartfonëve dhe orëve inteligjente.

Makina në fjalë është e realizuar me metal dhe ka 18 taste. Deri në kohën kur u prodhua, kostot e mëdha për t’i bërë në përmasa të vogla qarqet e integruara e kishin bërë të pamundur komercializimin e këtij objekti, duke e kufizuar përdorimin e tij vetëm në fushën ushtarake. Mjafton të kujtojmë se makinat llogaritëse të kohës nëpër zyra peshonin 25 kilogramë.

Jerry Merryman-it iu deshën dy vjet për ta shndërruar projektin në realitet, deri në marrjen e patnetës që i hapi dritën jeshile hedhjes së pajisjes në treg. Më pas u deshën edhe 4 vjet për ta shndërruar prototipin në një produkt të destinuar për masat. Në 1971, Canon lançoi Pocketronic, një pajisje e bazuar në të njëjtin model, që kushtonte 150 dollarë.

Makina llogaritëse është pjesë e objekteve që ka nxjerrë në ankand Bonham's. Ajo vlerësohet mes 30 dhe 50 mijë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy