Ndotja e ajrit përbën një rrezik më të madh për shëndetin global sesa pirja e duhanit ose konsumimi i alkoolit, dhe ky rrezik përkeqësohet në rajone të caktuara të botës si Azia dhe Afrika. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar këtë të martë.
Sipas këtij raporti nga Instituti i Politikave të Energjisë të Universitetit të Çikagos mbi cilësinë globale të ajrit, ndotja e grimcave të imëta, e emetuar nga automjetet, industria dhe zjarret, përfaqëson kërcënimin më të madh të jashtëm për shëndetin publik global.
Por pavarësisht këtij vëzhgimi, fondet e akorduara për luftën kundër ndotjes së ajrit përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të atyre, për shembull, të dedikuara për sëmundjet infektive, thekson raporti.
Ndotja e grimcave të imta rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mushkërive, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose kancerit.



