Rama reagon për gjyqin ndaj Becchetit: Vendim i padrejtë i arbitrazhit, beteja vazhdon

Rama reagon për gjyqin ndaj Becchetit: Vendim i padrejtë i arbitrazhit, beteja vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të marrë nga gjykata ndërkombëtare për çështjen ‘Beccheti’, pas të cilës Shqipërisë i duhet të paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur edhe Presidentit Ilir Meta apo Partisë Demokratike, që fajësuan kryeministrin për humbjen e këtij gjyqi. për Ramën, beteja vazhdon.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy