
Ish-deputeti Myslim Murrizi në studion e lajmeve në MCN TV teksa foli për çështjen e shumë diskutuar së fundmi, daljenq e të dhënave u shpreh se për të nuk ka asnjë shkelje të sigurisë kombëtare.
Sipas tij me këtë situatë shteti vërtetoi se nuk ka fuqi që të ruajë të dhënat e qytetarëve dhe se për ne shqiptarët më e sigurtë vazhdon të mbetet lapsi dhe letra, jemi shumë larg asaj që pretendohet, dixhitalizimi.
Për mua është një pastrim parash, në një pjesë jo të vogël të shifrave që shohim dhe nuk di pse janë të shqetësuar institucionet. Për mua nuk ka shkelje të sigurisë kombëtare kur sheh që një punonjëse merr dyfishin e pronarit. Janë milionere në krahasim me pjesën e ndershme të politikës.
Prekja e privatësisë nuk e di nëse SPAK ka nisur hetim për patronazhistët, nuk besoj se dalja e të dhënave të jetë më e madhe se pisllku i bërdopros së tyre. Ata punojnë për njeri tjetrin, nuk shoh ndonjë vjedhje apo dalje të një informacioni. E mira është që doli e vërteta në shesh. Është e vonuar, është diçka si ëekiliks, tregoi ca të vërteta dhe cfarë u përmbys bota? Jo u rrit përgjegjësi e vëmendjes, faji nuk është i atij që i zbulon.
Ne flasim për dixhitalizim, tendera, 43 milionë janë paguar deri tani te AKSHI për mirëmbajtjen e ruajtjen e të dhënave. Mbi 100 mln euro në vit prokuron kjo agjenci dhe doli zbuluar. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse janë hedhur para nga taksat shqiptare. Ku kanë shkuar këto para. Që nuk kanë bërë një sistem të mirë. Ne duhet të jemi shumë modernë por e kemi nisur mbrapsht nga këmbët se nga koka jemi akoma te lapsi, por për mua është bërë mirë që shqiptarët të marrin vesh se ku shkojnë paratë që paguajnë nga kafshata e gojës.



