Këlliçi: Policia Bashkiake hoqi zvarrë ambulantët që drejtori të merrte tregun e fruta-perimeve  

Këlliçi: Policia Bashkiake hoqi zvarrë ambulantët që drejtori të merrte tregun e fruta-perimeve  

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ish-kandiati për Bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi, denoncoi përfshirjen e drejtorit të Policisë Bashkiake në tregtinë e fruta-perimeve, pas aksioneve që vunë në shënjestër shitësit ambulantë. Këlliçi tha se kompania e krijuar menjëherë pasi tregu u pastrua nga ambulantët qarkulloi mbi 600 mijë euro në vit.  

Nëse mbani mend tërheqjet zvarrë të shitësve ambulantë, për t’i gjobitur fillimisht dhe më pas nisi aksioni i policisë bashkiake. Një pjesë e madhe konfiskoheshin dhe shiteshin në tregje të Ermal Kapllanit. Kishte një treg të posaçëm tregtie me shumicë fruta perimesh që ka xhiruar rreth 600 mijë euro në vit. Drejtori mori vjehrrin dhe e bëri aksioner të kompanisë FreshMart, që ka monopolin e fruta perimeve brenda lagjeve të Tiranës. Këto i kam me të dhëna të marra nga QKB, Musa Memuçi vjehrri i Ermal Kapllanajt. Unë kisha një rast konkret kur përzunë tregtarët e Xhamllikut, dhe më pas kompania Freshmart i detyron të paguajnë qira në një supermaket të madh. Këta e monopolizuan këtë lloj tregtie. Kam marrë denoncime. Policia Bashkiake ka marrë me dhunë shitësit ambulantë dhe më pas e kanë kontrolluar vetë këtë treg. Kam për detyrë të bëj publike denoncimet që kam marrë gjatë fushatës. Për çfarë kam dokumente, u qëndroj atyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy