Vdekja e 48-vjeçares në Lushnje, familjarët e Shpresa Canit nuk kanë pranuar të bëhet autopsia (VIDEO)

Vdekja e 48-vjeçares në Lushnje, familjarët e Shpresa Canit nuk kanë pranuar të bëhet autopsia (VIDEO)

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë e Lushnjës ku një 48- vjeçare Shpresa Cani ka humbur jetën në ambientet e këtij institucioni. Ajo ka mbërritur në bashki për ndihmën e saj ekonomike por më pas është ndjerë keq dhe  ka humbur jetën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kryebashkiakja nuk ka pranuar të prononcohet. Nga materiali i siguruar nga MCN rezulton se ajo ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë dhe raportimi në media zbuloi atë çfarë kishte ndodhur, ndërsa bashkia thotë se është lajmëruar urgjenca për ti dhënë ndihmë.

Nga ana e tyre, familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të bëjnë autopsinë, nuk e kanë lejuar një gjë të tillë, për arsye që vetëm ata i dinë, madje dhe firmosja e vdekjes është bërë nga mjeku i familjes dhe është shkruar se shkaku i vdekjes ka qenë, ataku kardiak.

Edhe ditën e djeshme interesit të gazetarëve familjarët u janë përgjigjur me një agresivitet për arsyet e vdekjes, ndërsa një nga vëllezërit e saj shprehet se kishte 10 vjet që se kishte parë të motrën.

Ndërsa të afërmit e saj në intervistat për MCN janë shprehur se mbesa e tyre vuante nga një sëmundje e gjakut, por jo e rëndë për ti marrë jetën. Prej 2007 ajo është paciente e spitalit për këtë sëmundje por jo që ti rrezikonte jetën.

Mëngjesin e sotëm oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur të marrin deklarimet e familjarëve, dy vëllezërit e viktimës janë paraqitur për të dhënë deklarimet.

Në cilësinë e dëshmitarëve po pyetet dhe roja e bashkisë i cili ka qenë ai i pranishëm gjatë ngjarjes dhe ka qenë ai që ka lajmëruar ambulancën në momentet që Shpresa Cani ka nisur të ndjehet keq. Kjo ngjarje tashmë është ende në hetim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy