Njësimi i abetares, Mustafa: E duan edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (VIDEO) 

Njësimi i abetares, Mustafa: E duan edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (VIDEO) 

Ambicia për të njësuar abetaren në të dyja vendet ishte një nga pikat e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive: asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, dy ditë më parë. Një ambicie të tillë e kanë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në një lidhje Skype, Avzi Mustafa, ekspert i arsimit në Maqedoninë e Veriut, tha për MCN se deri tani, një kërkesë e tillë ka mbetur thjesht te deklaratat.  

Duhet patjetër të kemi një abetare të përbashkët. Deri tani ka qenë më shumë simbolike ajo që ndodhi në Kosovë dhe luginën e Preshevës. Kjo që deklaroi kryeministri i Shqipërisë duket se do të jetë një prej nismave më serioze që ekziston. Sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, ne e kemi kërkuar. Por deri tani ka mbetur në mënyrë deklarative. Nuk kemi marrëveshje. Që të kemi një abetare të përbashkët, duhet një ligj që do ta obligonte Maqedoninë e Veriut. Besoj se do të jetë një projekt serioz.

Mustafa tha se një nismë e tillë duhet shtrirë edhe te lëndët e tjera.

Abetarja e përbashkët është zanafilla. Do të ishte mirë që edhe lëndë të tjera të përfshiheshin në këtë projekt.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy