Ish-gjenerali kroat: Jugosllavët janë përgjegjës për zjarrin, e urrejnë Kroacinë dhe kroatët

Ish-gjenerali kroat: Jugosllavët janë përgjegjës për zjarrin, e urrejnë Kroacinë dhe kroatët

Ndonëse kompetentët kanë deklaruar se shkaqet e zjarreve duhet të analizohen, shumë qytetarë të Kroacisë janë të bindur se ato janë të vëna nga dikush, shkruajnë sot mediet. Sipas raportimeve të atjeshme, gjenerali në pension Davor Domazet-Llosho ka deklaruar se për stihinë e zjarreve përgjegjës “janë jugosllavët, të cilët urrejnë Kroacinë dhe kroatët”.

Qytetarët janë të bindur se zjarret janë vënë qëllimisht nga fakti se ato kanë shpërthyer brenda një kohe të shkurtër në njëzet vende. Zjarrfikësit, ndërkaq, thonë të mos jepen konstatime të ngutshme. Para së gjithash kërkojnë analiza profesionale.

Gjenerali kroat në pension fajëson jugosllavët për vënie të qëllimshme të zjarreve që po shkrumbojnë në Kroaci e Mal të Zi.

“Po kallet Boka e Kotorrit, Hercegovina dhe Dalmacia. Kjo s’mund të jetë e rastësishme. Madje mu në kohën kur sipas parashikimeve të motit mund të dihet se do të ketë furtunë gjatë katër ditëve...”, është shprehur gjenerali Llosho.

“Ata që nuk mund të pajtohen me shtetin e pavarur të Kroacisë, që u mbrojt gjatë “luftës atdhetare”, u shkon përshtati që të kallet Kroacia, meqë zjarret janë një nga format e luftës asimetrike”, ka thënë gjenerali në pension Davor Domazet-Llosho, transmeton Koha.net.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy