Dita e parë të armëpushimit, dhjetëra palestinezë kalojnë nga Egjipti në Gaza

Dita e parë të armëpushimit, dhjetëra palestinezë kalojnë nga Egjipti në Gaza

Të paktën 67 palestinezë që kanë mbetur të bllokuar në Egjipt që nga fillimi i luftimeve më 7 tetor, u kthyen në Gaza të premten, disa orë pasi armëpushimi hyri në fuqi.

Ambasada palestineze në Kajro tha të enjten se palestinezët e ngecur në Gadishullin Sinai do të lejohen të kalojnë në Gaza të premten.

Palestinezët e tjerë kudo në pjesë të Egjiptit do të lejohen të kalojnë në Gaza nga e shtuna nëse dëshirojnë, shtoi ambasada.

Zeinat Al-Gindy, e cila kishte udhëtuar në Egjipt për trajtim mjekësor para fillimit të luftës, foli për CNN pak para se të kalonte në pikën kufitare Rafah.

Toka e Gazës është shpirti ynë, është ajri që thithim. Ky është vendi i këmbënguljes. Dashtë Zoti fitorja do të jetë e jona”, shtoi ajo.

Një i ri që nuk pranoi të jepte emrin e tij, dëshiron të kthehet në shtëpi edhe nëse ka mbetur pak prej saj.

Kam 22 ditë që nuk kam arritur të kontaktoj me familjen time. Nuk mund t'i kontaktoj me telefon ose me internet. Ku janë ata? Çfarë ndodhi me ta? Nuk di asgjë për ta”, tha ai.

Ndërkohë Kreu i Komisionit Palestinez për çështjet e të burgosurve dhe ish-të burgosurve, Qadura Fares, i tha CNN se 24 gra dhe 15 fëmijë pritet të lirohen më vonë të premten, si pjesë e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit.

Një zyrtar izraelit tha se gjithsej 39 të burgosur palestinezë do të lirohen të premten, në këmbim të lirimit fillestar të 13 pengjeve civilë të mbajtur nga Hamasi. Fares tha se ende nuk dihet identiteti i atyre që do të jenë në mesin e të liruarve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy