
Producenti i njohur Harvey Weinstein është vetëdeklaruar zyrtarisht i pafajshëm pas akuzave për përdhunime dhe sulme seksuale.
Paraqitja e tij sot në Gjykatën e Lartë të Manhatanit u bë pasi një juri e madhe e akuzoi për dy raste ish-manjatin e filmit.
Weinstein, 66 vjeç, ka insistuar më parë nëpërmjet avokatit të tij, Benjamin Brafman, se kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale pa konsensus.
Brafman tha në gjykatë të martën se ai "ka për qëllim të luftojë me forcë këto akuza".
Ai është akuzuar për sjellje të keqe seksuale nga më shumë se 70 gra.
Ai përballet me hetime shtesë në Los Anxhelos, Londër, dhe nga qeveria federale amerikane.
Një nga viktimat e dyshuara, e cila nuk është identifikuar publikisht, u tha hetuesve që Weinstein e rrethoi atë në një dhomë hoteli dhe e përdhunoi. Akitorja tjetër, Lucia Evans, ka bërë publike akuzat e saj sipas të cilave producenti Weinstein e ka detyruar atë të kryejë seks oral në zyrën e tij në 2004.



