Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi në MCN Live se ka informacione se bëhet fjalë për 13 të penduar të drejtësisë, duke paralajmëruar deri në 90 arrestime të tjera në ditët në vijim.
Është rrethuar zona e SPAK sepse aty ka mbërritur një nga të penduarit Enrik Hoxhaj. SPAK i ka kërkuar drejtorisë së burgjeve shtim maksimal të masave për mbrojtjen të 13 të penduarve. A e kanë marrë statusin apo janë në tratativa, kjo do shihet në ditët në vijim. Shtimi i masave ka të bëjë më diçka tjetër, sa të sigurt ndihen bashkëpunëtorët dhe familjarët. Kemi pasur raste kur janë tërhequr nga bashkëpunimi sepse familjarët janë kërcënuar. Në ditët në vijim mund të shikojmë edhe arrestime të tjerë, deri në 90 arrestime të tjera. Edhe elementët e sigurisë janë shumë të rëndësishëm në krijimin e një besueshmërie, që të flasin për çdo gjë”.
I pyetur mbi televizorët që përdoren si celularë në burgje, Karamuço ngriti dyshime për bashkëpunim mes punonjësve dhe të dënuarve.
Në lidhje me aparatura që futen në objektet e sigurisë së lartë, kanë edhe një kontroll, mbi mundësinë që të jenë të manipuluara. Fakti që kanë kaluar tregojnë që ose ka korrupsion ose neglizhencë. Mund të ketë edhe bashkëpunim mes punonjësve dhe të dënuarve. Nëse na futen TV dhe aparatura të tjera që kanë funksion për aktivitetin kriminal, do të jetë e vështirë për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale. Edhe për shkak të dëshmisë së të penduarve mund të priten ngjarje të rënda kriminale”.
Ndërsa tregoi një rast ku u tentua të eliminohej një bashkëpunëtor i drejtësisë në Korçë, Karamuço paralajmëroi se mund të ndodhin ngjarje të tjera si këto.
SPAK ka zbardhur një rast për një person që do helmohej. Një grup kriminal lidhej me një tjetër në Korçë për t’i shërbyer për vrasjen e një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Mund të kemi edhe raste të tjera. Është vënë shteti në sprovë të madhe, se sa do t’i mbrojë këta. Plumbi i artë është një xhevahir që mund të na zgjidhë shumë çështje të fjetura”.
Lidhur me raportin e SHISH, Karamuço tha se është krijuar një realitet i ri kërcënues për Shqipërinë, ku kemi një shtim të inteligjencës së huaj dhe jo miqësore në vendin tonë.
Janë rreshtuar disa elementë që sidomos me zhvillimet në Ukrainë, shpalljen e Shqipërisë vend jo miqësor nga Rusia, problemet me Iranin, na kanë krijuar një realitet të ri kërcënues. Shqipëria është nën sulm dhe survejim, sulm i një lufte hibride me hakers, propagandë, kemi sulme nëpër faqe zyrtare dhe faqe private. Ata kërkojnë të bëjnë aktivitet malinj që kërkojnë të dëmtojnë elementët e stabilitetit tonë në rajon dhe brenda vendit. Ka një shtim të inteligjencës së huaj jo miqësore brenda vendit. Vjet dy agjentë rusë donin të survejonin të forcave të NATO-s dhe SHBA-ve, të dy u depërtuan. Ka pasur survejim të bazës së NATO-s në Kuçovë. Një diplomat që u paraqit në Durrës si ukrainas dhe ishte rus. Janë pjesë e raportit të SHISH. Janë 654 individë që janë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë”.
Sa i takon punishteve të armëve të zbuluara në kryeqytet, ai u shpreh:
Brenda 10 ditës janë zbuluar dy baza armatimesh, që mund të jenë përdorur në ngjarje të kaluara ose mund të kenë qenë gati për t’u përdorur. Janë edhe modifikime që u bëhen armëve. Janë më shumë punishte se sa depo, prandaj na i çojnë në nivel më të lartë rrezikshmërinë. Policia me një hetim proaktiv mund të shikonte se cilët anëtarë do merrnin armë dhe do të zbardhnin një sërë ngjarjesh dhe autorë të tjerë. Janë shumë detaje që kanë dhënë të penduarit të drejtësisë se ku i gjetën armët. Kështu ata bëhen të besueshëm dhe marrin statusin e të penduarit”.



